Nën moduli: Provat gjatë hetimit, sesioni i pestë: Marrja e provave gjatë hetimeve deklarimi i të pandehurit dhe dëshmia e dëshmitarit
Më 15 janar 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Provat gjatë hetimit”, në mbështetje të trajnuesit z. Bahri Hyseni, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: procesverbali për marrjen në pyetje të dëshmitarit si provë në fazën e hetimeve, procesverbali per marrjen e deklaratës të dëshmitarit si provë në fazën e hetimeve dhe procesverbali mbi marrjen e deklaratës së të pandehurit si provë në fazën e hetimeve.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 22 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2023/2024.
Postuar më: 15-01-2024