blog-post

Postuar më: 09-01-2024

Nën moduli: Roli i prokurorit në fazën e shqyrtimit gjyqësor, sesioni i tretë: Roli i prokurorit në shqyrtimin gjyqësor

Më 09 janar 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Roli i prokurorit në fazën e shqyrtimit gjyqësor”, në mbështetje të trajnuesit z. Ilir Morina, prokuror në Prokurorinë Speciale.

Në kuadër të këtij sesioni temat që po trajtohen janë: roli i prokurorit në shqyrtimin gjyqësor dhe fjala hyrëse.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 22 prokurorë të sapo emëruar 2023/2024.

Shpërndaje :