Njohja dhe ekzekutimi i vendimeve të huaja gjyqësore dhe atyre të arbitrazhit
Më 07 Tetor 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Njohja dhe ekzekutimi i vendimeve të huaja gjyqësore dhe atyre të arbitrazhit”.
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Mahir Tutuli, Kryetar i Gjykatës Komerciale.
Trajnimi ka për qëllim të sqaroj saktësisht rëndësinë dhe procedurën e njohjes dhe përmbarimit të vendimeve të arbitrazhit si ato vendore ashtu edhe të huaja duke ndihmuar gjyqtarët të unifikojnë praktikat e njohjes dhe përmbarimit të këtyre vendimeve.
Gjatë trajnimit u përdoren metoda të kombinuara të shpjegimit, duke zhvilluar diskutim interaktiv, prezantim të çështjeve përmes rasteve, diskutim për rastet dhe përmbledhje e konkluzave për çështjen e diskutuar, në mënyrë që të arrihen në tërësi objektivat e këtij trajnimi.
Përfitues të këtij trajnimi ishin: Gjyqtarët e Gjykatës Komerciale dhe bashkëpunëtorët profesional.

Postuar më: 07-10-2026