Njohja dhe përmbarimi i vendimeve të Arbitrazhit vendor dhe të huaj
Më 17 Tetor 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me USAID – Drejtësinë Komerciale, kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin me temë “Njohja dhe përmbarimi i vendimeve të Arbitrazhit vendor dhe të huaj”.
Trajnues i angazhuar është: z. Mahir Tutuli, Kryetar në Gjykatën Komerciale.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesmarrësve në ngritjen e kapaciteteve të gjyqtarëve në drejtim të interpretimit të drejtë dhe të saktë të dispozitave që mund të kenë dykuptimësi të njohjes dhe përmbarimit të vendimeve të arbitrazhit..
Metodologjia e trajnimit është diskutim interaktiv duke përfshirë shpjegime teorike dhe praktike, të përcjella me shembuj praktik.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe bashkëpunëtoret profesional të Gjykatës Komerciale.
Postuar më: 17-10-2024