blog-post

Postuar më: 06-10-2025

Njohja dhe Përmbarimi i Vendimeve të Arbitrazhit Vendor dhe të Huaj

Më 06 Tetor 2025, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Njohja dhe Përmbarimi i Vendimeve të Arbitrazhit Vendor dhe të Huaj”.

Trajnues të angazhuar janë: z. Mahir Tutuli, Kryetar në Gjykatën Komerciale dhe znj. Njomza Zejnullahu, eksperte.

Qëllimi i këtij trajnimi është të sqaron saktësisht rëndësinë dhe procedurën e njohjes dhe përmbarimit të vendimeve të arbitrazhit si ato vendore ashtu edhe të huaja duke ndihmuar gjyqtarët të unifikojnë praktikat e njohjes dhe përmbarimit të këtyre vendimeve.

Metodologjia e trajnimi do të zhvillohet në mënyrë interaktive nga pjesëmarrësit dhe shtjellime të rasteve praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe bashkëpunëtorët profesional nga Gjykata Komerciale.

Shpërndaje :