Parimet e drejtësie për të mitur si dhe Masat dhe Dënimet ndaj të miturve
Më 21 tetor 2024, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor në fushën penale me temë “Parimet e drejtësie për të mitur si dhe Masat dhe Dënimet ndaj të miturve”.
Trajnues i angazhuar është: z. Ramadan Gashi, Trajnues i përhershëm n ë Akademinë e Drejtësisë.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Parimet e drejtësie për të mitur si dhe Masat dhe Dënimet ndaj të miturve.
Metodologjia e zbatuar është e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues: Bashkëpunëtorë profesional dhe zyrtar ligjor nga Gjykatat dhe Prokuroritë.
Postuar më: 21-10-2024