Parimet e procedurës ndaj të miturve dhe Masat dhe dënimet ndaj të miturve
Me datë 01.07.2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtorë profesional dhe zyrtarë ligjorë në fushën, penale me temë “Parimet e procedurës ndaj të miturve dhe Masat dhe dënimet ndaj të miturve”.
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim: z. Ramadan Gashi, Trajnues i përhershëm në Akademinë e Drejtësisë
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve me dispozitat ligjore që rregullojnë masat dhe dënimet për të mitur
Metodologjia e zbatuar është e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive
Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtorët profesional dhe zyrtarët ligjorë nga Gjykatat dhe Prokuroritë e të gjitha Regjioneve të Kosovës

Postuar më: 01-07-2026