blog-post

Postuar më: 06-07-2026

Parimet e procedurës ndaj të miturve dhe Masat dhe dënimet ndaj të miturve

Me datë 06.07.2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtorë profesional dhe zyrtarë ligjor në fushën penale me temë “Parimet e procedurës ndaj të miturve, masat dhe dënimet ndaj të miturve”.

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim:

    1. Afrim Shala, gjyqtar në Gjykatën Supreme
    1. Shkelzen Ibrahimi, prokuror në Prokurorinë e Apelit

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve me dispozitat ligjore që rregullojnë masat dhe dënimet për të mitur.

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive

Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtorët profesional dhe zyrtarë ligjor nga Gjykatat dhe Prokuroritë e të gjitha Regjioneve të Kosovës.

  • gallery

Shpërndaje :