Parimet e procedurës ndaj të miturve dhe masat dhe dënimet ndaj të miturve
Më datë 29.09.2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor në fushën penale me temë “Parimet e procedurës ndaj të miturve dhe masat dhe dënimet ndaj të miturve ” Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Ramadan Gashi, Trajnues i përhershëm në Akademinë e Drejtësisë. Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve me dispozitat ligjore që rregullojnë masat dhe dënimet për të mitur. Metodologjia e trajnimit: Kombinim i shpjegimit teorik dhe diskutime interaktive Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor nga Gjykatat dhe Prokuroritë nga të gjitha Regjionet e Kosovës

Postuar më: 29-09-2026