Pastrimi i parave dhe Financimi i Terrorizmit - Mentorim për Bashkëpunëtor Profesional
Më 23-24 Shtator 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Iniciativa për Sundimin e Ligjit në Ballkanin Perëndimor (WBROLI) i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Madhe dhe Ambasada e Mbretërisë së Madhe në Prishtine, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin për bashkëpunëtorë profesional me temë “Pastrimi i parave dhe Financimi i Terrorizmit”.
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim ësht ë: z. Nigel Povoas KC, ekspert.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve rreth sfidave me të cilët përballen profesionistët e drejtësisë penale në lidhje me rastet e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike, si dhe luajtjen e rroleve në seancat e mentorimit.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtorët profesional nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.
Postuar më: 23-09-2024