blog-post

Postuar më: 03-09-2024

Pastrimi i parave dhe hetimi financiar

Më 03-04 shtator 2024, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar tryezën me temë “Pastrimi i parave dhe hetimi financiar”.

Panelist të angazhuar në këtë tryezë janë: z. Valon Kurtaj, gjyqtar në Gjykatën Themelore Prishtinë në Departamentin Special, z. Naim Abazi, prokuror në Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe z. Behar Xhema, Drejtor, Ud. Njësia e Inteligjencës Financiare e Kosovës

Qëllimi i kësaj tryeze është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me: Bazën ligjore vendore dhe ndërkombëtare, veprat penale të pastrimit të parasë-elementet e veprës penale të pastrimit të parasë; mens-rea (aspekti intelektual i mendjes) të kryerjes së kësaj vepre penale dhe provat rrethanore, kryerja e veprës penale të pastrimit të parasë bazuar në aktivitetin kriminal-pa vepër penale bazë, kalkulimi, sekuestrimi dhe konfiskimi i dobisë së fituar me pastrim të parasë.

Metodologjia e tryezës është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët nga Gjykata e Apelit, Prokuroret nga PSRK, Prokurorë nga Prokuroria Themelore dhe Hetues nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Shpërndaje :