
Përdorimi dhe referimi i jurisprudencës së GJEDNJ me rastin e shkrimit të vendimeve gjyqësore
Më 29-30 Prill 2025, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, projekti Mbështetja e Gjykatës Kushtetuese në zbatimin dhe shpërndarjen e standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin “Përdorimi dhe referimi i jurisprudencës së GJEDNJ me rastin e shkrimit të vendimeve gjyqësore”.
Trajnues të angazhuar janë: znj. Gresa Caka-Nimani, ish Kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe z. Rrustem Thaqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në aplikimin e jurisprudencës së GJEDNJ-në në rastet konkrete në gjykata dhe prokurori, zbatimin e jurisprudencës së GJEDNJ me rastin e shkrimit dhe arsyetimit ligjor.
Metodologjia e trajnimit është e kombinuar përmes metodës interaktive të diskutimit dhe shtjellimit të rasteve, punë në grupe duke prezantuar raste praktike të referimit dhe citimit të rasteve të GJEDNJ në harmoni me standardet e shkrimit ligjor.
Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarë nga Gjykata Supreme, Gjykata e Apelit, gjyqtarë dhe prokurorë nga niveli Themelor.
Postuar më: 29-04-2025