Përgjegjësia Penale e Personave Juridik
Më 16 Shtator 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë: “Përgjegjësia Penale e Personave Juridik”.
Trajnues të angazhuar: z. Skender Çoçaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Ilir Morina, prokuror në Prokurorinë Speciale.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive profesionale lidhur me përgjegjësinë penale të personave juridik, kufijtë e kësaj përgjegjësie dhe sanksionet e aplikueshme, përmes analizimit të dispozitave ligjore dhe rasteve praktike.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues janë: gjyqtarë nga Gjykata e Apelit dhe niveli themelore, prokurorë nga PSRK dhe niveli themelore, si dhe përfaqësues nga Dogana e Kosovës.

Postuar më: 16-09-2026