blog-post

Postuar më: 09-09-2025

Përgjigja e Drejtësisë Penale ndaj Trafikimit të Armëve të Zjarrit

Më 09 Shator 2025, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Zyrën e OKB-së për Drogë dhe Krim - UNODC - Programi Global i Armëve të Zjarrit, është duke e realizuar trajnimin “Përgjigja e Drejtësisë Penale ndaj Trafikimit të Armëve të Zjarrit”

Trajnues të angazhuar janë: z. Agim Maliqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës, z. Afrim Shala, Gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe z. Shqipdon Fazliu, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive te pjesëmarrësve rreth shkëmbimit te përvojave dhe identifikimi i nevojave për mbështetje të zbatimit të dispozitave për armët e zjarrit në Kodin Penal.

E veçanta e këtij trajnimi është edhe publikimi i Komentarit për veprat e armëve të zjarrit në Kodin Penal, Masat e veçanta Hetimore si dhe Përmbledhje Lëndësh të përzgjedhura nga Praktika Gjyqësore lidhur me armët e zjarrit.

Metodologjia e trajnimit është diskutimi interaktiv, prezantim i çështjeve përmes rasteve, në mënyrë që të arrihen në tërësi objektivat e këtij trajnimi.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Prokurorë nga Apeli, Gjyqtarë dhe Prokurorë nga niveli Themelor dhe bashkëpunëtor profesional.

  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :