blog-post

Postuar më: 16-10-2024

Përpilimi i aktakuzës, arsyetimi dhe vlerësimi i provave

Më 16 tetor 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me US-DOJ/OPDAT, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke e realizuar tryezën “Përpilimi i aktakuzës, arsyetimi dhe vlerësimi i provave”.

Trajnues të angazhuar janë: z. Valdet Gashi, zv. Kryeprokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës dhe znj. Sebahate Sinani, prokurore në Prokurorinë e Apelit

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Aktakuzën që është akti më i rëndësishëm i prokurorit të shtetit, e cila është kompetencë eksluzive vetëm e tij. Metodologjia e tryezës është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues: Gjyqtarë nga Gjykata Themelore, bashkëpunëtor profesional nga gjyqësori dhe zyrtar nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Shpërndaje :