blog-post

Postuar më: 10-10-2024

Personat Juridik si kryerës të veprave kundërvajtëse

Më 10 Tetor 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Personat Juridik si kryerës të veprave kundërvajtëse”.

Trajnues i angazhuar është z. Ramiz Kuqi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesmarrësve rreth mënyrës së zhvillimit të procedurës për kundërvajtje ndaj subjektit afarist që e ka cilësinë e personit juridik dhe ndaj personit përgjegjës të personit juridik.

Metodologjia e trajnimit është elaborimi i legjislacionit të zbatueshëm në procedurën kundërvajtëse lidhur me statusin e personave juridik si subjekte afariste, përmes diskutimeve interaktive, shembujve praktik, puna në grupe për zgjidhjen e detyrës konkrete-skenar i rasteve, dhe ofrimi i alternativave për paqartësitë e paraqitura nga gjyqtarët.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët nga Gjykatat Themelore.

  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :