Praktika aktuale e Gjykatës Kushtetuese në lidhshmëri me praktikën e GJEDNJ sipas kërkesave në lëmin civile
Më 26 Mars 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, projekti Mbështetja e Gjykatës Kushtetuese në zbatimin dhe shpërndarjen e standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin me temë “Praktika aktuale e Gjykatës Kushtetuese në lidhshmëri me praktikën e GJEDNJ sipas kërkesave në lëmin civile”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Hajredin Kuqi, profesor në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti Juridik dhe z. Islam Sllamniku, trajnues i përhershëm gjyqësorë në Akademinë e Drejtësisë.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të gjyqtarëve lidhur me njohuritë e reja dhe vendimet kryesore në praktiken aktuale të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në lidhshmëri me praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) sipas kërkesave në lëmin civile. Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste nga praktika gjyqësore.
Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarë nga Dhoma Posaçme e Gjykatës Supreme, gjyqtarë nga Gjykatat Themelore si dhe bashkëpunëtor profesional.
Postuar më: 26-03-2024