Praktika gjyqësore e Gjykatës Supreme dhe Gjykatës së Apelit me rastin e vendosjes sipas mjeteve të goditjes së vendimeve
Më 10 - 11 Mars 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar tryezën me temë “ Praktika gjyqësore e Gjykatës Supreme dhe Gjykatës së Apelit me rastin e vendosjes sipas mjeteve të goditjes së vendimeve ”.
Panelist të angazhuar në këtë tryezë janë: z. Zenel Leku dhe z. Rrustem Thaçi, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës.
Qëllimi i kësaj tryeze është unifikimi i praktikës gjyqësore në Procedurën Kontestimore - në rastin e vendosjes sipas mjeteve të goditjes së vendimeve.
Metodologjia e tryezës është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues janë: Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit dhe gjykatave themelore nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Postuar më: 10-03-2026