blog-post

Postuar më: 12-03-2026

Praktika gjyqësore në kontestet që burojnë nga Ligji për Shoqëritë Tregtare

Më 12 Mars 2026, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin “Praktika gjyqësore në kontestet që burojnë nga Ligji për Shoqëritë Tregtare”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Mahir Tutuli, Kryetar i Gjykatës Komerciale dhe Prof. Asoc. Dr. Njomëza Zejnullahu, Eksperte.

Qëllimi i trajnimit është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me shoqëritë e ndryshme tregtare që mund të themelohen në Kosovë në bazë të Ligjit për Shoqëritë Tregtare, strukturat organizative dhe aktivitetet ekonomike që mund të ushtrojnë.

Në këtë trajnim është duke u aplikuar metodologjia interaktive e të mësuarit përmes ligjëratave, ushtrimeve dhe diskutimeve si dhe përmes rasteve konkrete nga praktika gjyqësore për mënyrën e vendosjes meritore për rastet konkrete.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe bashkëpunëtorët profesional të Gjykatës Komerciale.

  • gallery

Shpërndaje :