Praktikat gjyqësore në rastet e shpronësimit dhe marrjes arbitrare të pronës
Më 07 Prill 2026, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar tryezën me temë “Praktikat gjyqësore në rastet e shpronësimit dhe marrjes arbitrare të pronës”. Panelist të angazhuar janë: z. Albert Zogaj dhe z. Rrustem Thaqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Qëllimi i kësaj tryeze është trajtimi dhe adresimi i sfidave të praktikës gjyqësore lidhur me zbatimin e dispozitave materiale në fushën e të drejtës pronësore.
Gjatë tryezës janë përdorur metodat interaktive diskutim dhe shtjellim i rasteve, punë në grupe dhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë nga niveli themelor nga të gjitha Regjionet e Kosovës.

Postuar më: 07-04-2026