blog-post

Postuar më: 19-06-2025

Praktikat gjyqësore në vend dhe Evropë në fushën e Mbrojtjes Ndërkombëtare të Refugjatëve

Më 19 Qershor 2025, Akademia e Drejtësisë me përkrahjen e CRPK-së/Partner i UNHCR-së, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin “Praktikat gjyqësore në vend dhe Evropë në fushën e Mbrojtjes Ndërkombëtare të Refugjatëve”.

Trajnues të angazhuar janë: znj. Delushe Halimi, gjyqtare në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe z. Memli Ymeri, Drejtor Ekzekutiv – Programi për të Drejtat Civile Kosovë (CRP/K).

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në lëminë e shqyrtimit të rasteve për mbrojtje ndërkombëtare në mënyrë objektive e të paanshme dhe në zbatimin e kritereve të njëjta ligjore e standarde të përbashkëta ndërkombëtare në momentin e përcaktimit se kush plotëson kushtet për mbrojtje ndërkombëtare.

Metodologjia e trajnimit është diskutim interaktiv, prezantim i çështjeve përmes rasteve praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtar nga niveli Themelor, bashkëpunëtorë profesional dhe zyrtarë të Komisionit Kombëtar për Refugjatë dhe Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migrim

  • gallery
  • gallery
  • gallery
  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :