Procedura administrative dhe dallimi në mes të procedurave tjera me fokus të procedurës kundërvajtëse si dhe procedurave gjyqësore
Më 22 Prill 2026, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me GIZ, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Procedura administrative dhe dallimi në mes të procedurave tjera, me fokus të procedurës kundërvajtëse si dhe procedurave gjyqësore”.
Trajnues të angazhuar janë: znj. Delushe Halimi, gjyqtare në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe z. Ramiz Kuqi, gjyqtar ne Gjykatë e Apelit.
Qëllimi i këtij trajnimi është forcimi i njohurive për procedurën administrative dhe dallimin e saj nga procedurat tjera, me fokus të veçantë në procedurën kundërvajtëse dhe procedurat gjyqësore në kompetencë të Inspektorateve të Republikës së Kosovës. Po ashtu, synohet zbatimi i drejtë i ligjeve materiale dhe Ligjit për Konfliktet Administrative (në fuqi nga janari 2025), përmes analizës së dispozitave ligjore, trajtimit të dilemave praktike dhe shembujve konkretë nga praktika.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarë nga niveli themelore, inspektorët nga inspektorati qendror dhe ai lokal.

Postuar më: 22-04-2026