blog-post

Postuar më: 31-10-2024

Procedura gjyqësore Administrative

Më 31 Tetor 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me SIGMA (nismë e përbashkët e OECD dhe Bashkimit Evropian, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar tryezën “Procedura gjyqësore Administrative”.

Panelist të angazhuar janë: z. Andrej Kmecl gjyqtar nga Gjykata Supreme e Sllovenisë dhe z. Zhani Shapo, ekspert kryesor që e ka mbështetur hartimin e ligjit të ri.

Synimi kryesor i kësaj tryeze është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve rreth ndryshimeve që ka sjell Ligji i ri për Konfliktet Administrative.

Metodologjia e tryezës është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarë nga Gjykata Komerciale, Gjykatat Themelore si dhe bashkëpunëtorë profesional.

  • gallery
  • gallery
  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :