Procedura penale ndaj madhoreve për veprat penale të kryera ndaj të miturve me fokus në mbrojtjen e viktimave të mitur dhe mbledhja e provave
Më 08 Prill 2026, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Procedura penale ndaj madhoreve për veprat penale të kryera ndaj të miturve me fokus në mbrojtjen e viktimave të mitur dhe mbledhja e provave”.
Trajnues të angazhuar janë: z. Burim Ademi, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe znj. Sanije Seferi, prokurore në Prokurorinë Themelore në Pejë.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me veprat penale të parapara në nenin 108 të KDM, zbatimin e drejtë të dispozitave ligjore përkatëse si dhe aplikimin e kufizimeve ligjor gjatë marrjes së deklaratës nga viktima fëmijë, duke siguruar edhe praninë e përfaqësuesve të nevojshëm institucional.
Metodologjia e trajnimit është interaktive, nga trajnuesi janë dhënë udhëzimet teorike dhe praktike lidhur me interpretimin e dispozitave ligjore, konventat ndërkombëtare dhe aplikimin e tyre.
Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarë dhe prokurorë nga niveli themelor - departamenti për të mitur, mbrojtësit e viktimave, bashkëpunëtor professional si dhe zyrtarë policorë.

Postuar më: 08-04-2026