Procedura penale që zhvillohet ndaj të miturit dhe Masat dhe dënimet qe shqiptohen ndaj te miturit
Më 14 Mars 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Trajnimin me temë “Procedura penale që zhvillohet ndaj të miturit dhe Masat dhe dënimet qe shqiptohen ndaj te miturit”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Albina Rama – Kryetare, Gjykata Themelore në Prishtinë dhe z. Shpetim Peci – prokuror në Prokurorinë Themelore Mitrovicë.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me përfshirjen e të miturit në aktivitetet kriminale, gjegjësisht sjelljet e tyre antisociale të cilat paraprakisht janë të parapara me norma juridiko-penale si vepra penale, obligon organet e drejtësisë në aplikimin e sanksioneve penale ndaj tyre.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë për të mitur, prokurorë për të mitur, zyrtarë nga Shërbimi Sprovues.
Postuar më: 14-03-2024