blog-post

Postuar më: 01-10-2025

Procedura penale që zhvillohet për fëmijë dhe të miturit

Më 01 Tetor 2025, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Procedura penale që zhvillohet për fëmijë dhe të miturit”.

Trajnues të angazhuar janë: znj. Albina Rama – Kryetare, Gjykata Themelore në Prishtinë dhe znj. Sanije Seferi – Prokurore, Prokuroria Themelore Pejë.

Qëllimi i këtij trajnimi është prania e delikuencës së të miturve si pjesë e kriminalitetit të përgjithshëm, kështu që zhvillimi i shkathtësive të gjyqtarëve dhe prokurorëve për te mitur lidhur me shqiptimin e masave dhe dënimeve te parapara me KDM-se, është nevojë e vazhdueshme.

Metodologjia e trajnimi do të përdoren metodologjia interaktive në formë të diskutimit e kombinuar me raste praktike – puna në grupe.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe Prokurorët nga niveli Themelor, staf administrativ nga gjyqësori dhe prokuroria dhe zyrtar nga Shërbimi Sprovues i Kosovës.

Shpërndaje :