blog-post

Postuar më: 05-09-2024

Procedura Përmbarimore

Më 05-06 Shtator 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar tryezën me temë “Procedura Përmbarimore”.

Panelist të angazhuar janë: z. Adnan Konushevci, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z.Kujtim Pasuli, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Qëllimi i kësaj tryeze është avancimi i njohurive të pjesëmarrëve lidhur me procedurën e përmbarimore.

Metodologjia e tryezës është diskutim interaktiv, prezantim i çështjeve përmes rasteve, diskutim për rastet dhe përmbledhje e konkluzave për çështjen e diskutuar.

Përfitues të kësaj tryeze janë: Gjyqtarët e Gjykatave Themelore si dhe bashkëpunëtorët profesional nga gjyqësori.

Shpërndaje :