Procedura përmbarimore dhe ndërmjetësimi
Me datë 15 korrik 2026 , Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtorë profesional dhe zyrtarë ligjor ne fushën civile me temë “Procedura përmbarimore dhe ndërmjetësimi”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Faton Ademi, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe z. Adnan Konushevci, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Qëllimi i këtij trajnimi është ngritja e aftësive profesionale të bashkëpunëtorëve profesional dhe zyrtarëve ligjor në fushën e procedurën përmbarimore dhe ndërmjetësimit.
Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional, zyrtar ligjor nga gjitha gjykatat e Kosovës divizioni Civil.

Postuar më: 15-07-2026