Procedura Përmbarimore dhe ndërmjetësimi
Me datë 05 dhjetor 2025, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me GIZ, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtorë profesional dhe zyrtarë ligjorë në fushën civile me temë “Procedura Përmbarimore dhe Ndërmjetësimi”.
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim: z. Faton Ademi, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me procedurën përmbarimore, ekzekutimin e propozimit për përmbarim, vendimmarrjen, titujt përmbarimor dhe shkaqet e prapësimit, ndërmjetësimi rolin e gjykatës dhe ndërmjetësuesit në procedurën e ndërmjetësimit.
Metodologjia e zbatuar gjatë trajnimit ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtorë profesional, zyrtarë ligjorë nga të gjitha gjykatat e Kosovës të divizionit Civil, zyrtarë nga Agjensioni për Ndihmë Juridike Falas dhe zyrtarë nga OJQ.

Postuar më: 05-12-2025