
Procedura trashëgimore dhe kontestet gjyqësore nga baza e trashëgimisë
Më 25 Qershor 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me OSBE, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar tryezën “Procedura trashëgimore dhe kontestet gjyqësore nga baza e trashëgimisë”.
Trajnues të angazhuar janë: z. Kujtim Pasuli dhe z. Malsor Kryeziu, gjyqtarë nga Gjykata e Apelit.
Qëllimi i kësaj tryeze është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në ngritjen e kapaciteteve profesionale të gjyqtarëve në kontestet gjyqësore nga baza e trashëgimisë.
Tryeza po zhvillohet diskutim interaktiv, prezantim i çështjeve përmes rasteve, diskutim për rastet dhe përmbledhje e konkluzave për çështjen e diskutuar.
Përfitues të kësaj tryeze janë: Gjyqtarët nga Gjykatat Themelore.
Postuar më: 25-06-2024