Procesi gjyqësor brenda një afati të arsyeshëm kohor sipas Nenit 6 të KEDNJ: Zgjatja e paarsyeshme e procedurave civile dhe penale në jurisprudencën e GJEDNJ
Më 18 Nëntor 2025, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me Këshillin e Evropës - Projekti Mbështetja e Gjykatës Kushtetuese në zbatimin dhe shpërndarjen e standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, janë duke realizuar trajnimin me temë “Procesi gjyqësor brenda një afati të arsyeshëm kohor sipas Nenit 6 të KEDNJ: Zgjatja e paarsyeshme e procedurave civile dhe penale në jurisprudencën e GJEDNJ ”
Trajnues të angazhuar janë: znj. Valdete Daka, Gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe
- Hajredin Kuqi, profesor në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi njohurive të pjesëmarrësve lidhur me zbatimin e nenit 6 të KEDNJ.
Metodologjia e trajnimit do të zhvillohet përmes prezantimit në power point dhe diskutimit intetaktiv në mënyrë që ti nxisë pjesëmarrësit të zhvillojnë debat dhe të paraqesin sfidat që hasin me rastin e aplikimit të nenit 6 të KEDNJ.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë dhe prokurorë nga niveli themelor.

Postuar më: 18-11-2025