blog-post

Postuar më: 08-03-2024

Programi i Shkëmbimit të EJTN për vitin 2024 – Në Akademinë Gjyqësore të Republikës Çeke, Pragë

7-8 mars 2024 - Në kuadër të Projektit të Rrjetit Evropian për Trajnime Gjyqësore (EJTN) për Ballkanin Perëndimor që në Kosovë zbatohet përmes Akademisë së Drejtësisë, Kryetarja e Gjykatës Themelore të Prizrenit, znj. Shpresa Emra ka marrë pjesë në Trajnimin e realizuar në Akademinë Gjyqësore në Republikën Çeke, Pragë. Ky Trajnim është pjesë e Programit të Shkëmbimeve për autoritetet Gjyqësore të EJTN për vitin 2024 i implementuar përmes EJTN-it.

Trajnimi në fjalë është fokusuar në personalitetin e udhëheqësve, ku si objektiv kryesorë kishte njohjen e rëndësisë së inteligjencës emocionale për një udhëheqës të suksesshëm, prezantimi i llojeve të ndryshme të lidershipit, ballafaqimi me problemet dhe konfliktet e mundshme dhe se si të trajtohen dhe të zgjidhen të njëjtat. Gjithashtu temë me interes ka qenë edhe menaxhimi i kohës dhe mjetet e menaxhimit të kohës, si dhe ndikimi në organizimin e punës dhe rritjen e efikasitetit.

Gjatë trajnimit të zhvilluar në Akademinë Gjyqësore të Çekisë në Pragë, janë shkëmbyer praktika të ndryshme me kryetarë të gjykatave, kryeprokurorë dhe udhëheqës së gjykatave administrative nga vende të ndryshme të Evropës. Pjesëmarrësit gjithashtu janë përfshirë në punëtori interaktive dhe punë në grupe ku rrol kyç ka qenë diskutimi mbi kontekstin kulturor të lidershipit personal.

Ky trajnim është realizuar nga ekspert Evropian z. Richard Simms, Trajner, ekspert në Kolegj Gjyqësor, z. Pavel Humpoliqek, psikolog, trajnues nga Gjykata në Litomerice dhe z. Arno Vinkovic nga EJTN.

Shpërndaje :