blog-post

Postuar më: 18-10-2024

Programi i trajnimeve në institucionet jo gjyqësore, vizitë nga gjyqtarët e sapo emëruar në Policinë e Republikës së Kosovës - Gjenerata e XI

Më 18 tetor 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestar, për gjyqtarët e sapoemëruar të gjeneratës së njëmbëdhjetë, ka organizuar vizitë/trajnimin në Policinë e Kosovës, me trajnues: në mbështetje të përfaqësuesve z. Fatos Haziri, drejtor në departamentin e trajnimeve z. Musli Salihu, Major Në Policinë e Republikës së Kosovës, z. Nënkolonel: Qlirim Hajdini, Major: Njazi Canolli si dhe nga përfaqësues tjerë nga Policia e Kosovës, Majore: Vjollca Hoti, Major: Ymer Ymeri, Kapiten: Riza Murati, Kapiten: Sefedin Hajrizi, Kapiten: Agron Haziri.

Vizita në këtë institucion, kishte për qëllim që gjyqtarët e sapoemëruar të njoftohen me mandatin, rolin, strukturën organizative dhe punën praktike të Policisë së Kosovës. Në këtë vizitë gjyqtarët avancuan njohuritë e tyre rreth bazës ligjore dhe departamenteve të Policisë së Kosovës për krimin e organizuar dhe llojet e hetimeve financiare, bashkëpunimin ndërkombëtarë në fushën e zbatimit të ligjit që ka Kosova me shtetet e tjera, si dhe sfidat me të cilat ballafaqohen pjesëtarët e policisë e që ndërlidhen me punën e gjyqtarit ku edhe patën rastin që të ngritin çështje me interes për punën e tyre praktike, ku një prej çështjeve ishte diskutimi lidhur me krimin kibernetikë e po ashtu edhe atë të hetimeve të përbashkëta kufitare. Pjesëmarrësit po ashtu u njoftuan që në të ardhmen gjatë punës së tyre do të kenë një bashkëpunimin të ngushtë dhe të mirëfilltë me Policinë Republikës së Kosovës.

Metodologjia e trajnimit vijoi në mënyrë të kombinuar atë të bashkëbisedimit dhe duke ilustruar raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e XI).

Shpërndaje :