
Programi i trajnimeve në institucionet jo gjyqësore, vizitë nga gjyqtarët e sapo emëruar në Policinë e Republikës së Kosovës - Gjenerata e XII
Më 13 Qershor 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestar, për gjyqtarët e sapoemëruar të gjeneratës së dymbëdhjetë sipas kalendarit të Programit për vizita në institucionet jo gjyqësore, ka organizuar vizitë në Policinë e Kosovës nga kjo vizitë gjyqtarët u njohën me funksionin dhe sfidat në mbështetje të përfaqësuesve të këtij institucioni, Drejtor, Major dhe Kolonel të cilët shpalosën punën e Policisë dhe të secilit Departament. Gjyqtarëve fillimisht iu drejtua me mirëseardhje z. Fatos Haziri, Drejtor në Departamentin e trajnimeve i cili tutje vazhdoi me rëndësinë e bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës dhe sistemit Gjyqësor.
Nga kjo vizitë gjyqtarët po ashtu avancuan njohuritë e tyre rreth bazës ligjore dhe departamenteve të Policisë së Kosovës për krimin e organizuar dhe llojet e hetimeve financiare, bashkëpunimin ndërkombëtarë në fushën e zbatimit të ligjit që ka Kosova me shtetet e tjera si dhe sfidat me të cilat ballafaqohen pjesëtarët e policisë e që ndërlidhen me punën e gjyqtarit ku edhe patën rastin që të ngritin çështje me interes për punën e tyre praktike, ku një prej çështjeve ishte diskutimi lidhur me krimin kibernetikë e po ashtu edhe atë të hetimeve të përbashkëta kufitare.
Metodologjia e trajnimit vijoi në mënyrë të kombinuar atë të bashkëbisedimit dhe duke ilustruar raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e XII).
Postuar më: 16-06-2025