Programi i Trajnimit në Institucionet jo gjyqësore - vizitë e Gjyqtarëve dhe prokurorëve të sapo emëruar në Institucionin e Avokatit i Popullit
Më 27 nëntor 2025, Akademia e Drejtësisë në vazhdën e realizimit të vizitave në kuadër të Programit Fillestar për gjyqtarët e gjeneratës së XII dhe prokurorët e sapo emëruar të gjeneratës së XI, ka realizuar vizitë në “Institucionin e Avokatit të Popullit”. Në fjalën hyrëse avokati i popullit z. Naim Qelaj fillimisht ju uroi mirëseardhjen gjyqtarëve të sapo emëruar, duke e cilësuar të duhur qëllimin e kësaj vizite dhe njëherit e vlerësoi lartë bashkëpunimin me Akademinë e Drejtësisë, për të vazhduar më pas diskutimin lidhur me mandatin, rolin dhe kompetencat e këtij institucioni në sigurimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellët në fushën e drejtësisë.
Përveç Avokatit Qelaj, si pjesë e panelit të diskutimeve ishin edhe Basri Kastrati, Zëvendës Avokat i Popullit, Suzana Gashi, Drejtoreshë e Departamentit për Çështje Juridike.
Ky program ka për qëllim t’iu ofroj gjyqtarëve dhe prokurorëve të sapoemëruar njohuri lidhur me procedurat e hetimit të ankesave në pretendimet e qytetarëve për shkelje të të drejtave të njeriut, e deri te përgatitja e rekomandimeve për rastet e tilla, Puna e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës dhe trajtimeve e ndëshkimeve tjera mizore, jonjerëzore dhe poshtëruese dhe pranimin dhe shqyrtimin e ankesave në dhe relacioni në mes Avokatit të popullit dhe gjyqësorit, dhe procedurat e pranimit të ankesave dhe shqyrtimi i tyre nëse ankesat, kërkesat apo njoftimet e pranuara janë brenda kompetencave dhe përgjegjësive të këtij Institucioni.
Përfitues të kësaj vizite janë 21 gjyqtarë të sapoemëruar një prej tyre nga komuniteti serb dhe 24 prokurorë të sapo emëruar.

Postuar më: 27-11-2025