
Programi i Trajnimit në Institucionet jo gjyqësore - vizitë e gjyqtarëve të sapo emëruar në burgun e sigurisë së lartë - Gjenerata XII
Më 23 maj 2025, në kuadër të trajnimit praktik me institucionet jo gjyqësore e sapo emëruar të gjeneratës së dymbëdhjetë, Akademia e Drejtësisë ka realizuar vizitë në “ Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc”.
Në kuadër të vizitave të organizuara sipas Programit Fillestar në institucionet jo gjyqësore është edhe shërbimi korrektues i Kosovës ku kësaj radhe gjyqtarët patën rastin të vizitojnë burgun e sigurisë së lartë, ku u pritën nga Drejtori z. Rasim Selmani i cili gjyqtarëve ju uroi mirëseardhje dhe e cilësoi të duhur qëllimin e kësaj vizite, si dhe e vlerësoi lartë bashkëpunimin me Akademinë e Drejtësisë për të vazhduar me mandatin, historikun dhe sfidat e këtij institucioni.
Nga drejtori dhe përfaqësues tjerë të këtij institucioni u shpalosën njohuri për gjyqtarët e sapoemëruar të cilët u njoftuan me punën që bëhet në burgun e sigurisë së lartë, si bëhet trajtimi i të burgosurve, kushtet që posedon si dhe zbatimi i procedurave.
Po ashtu gjyqtarët e sapo emëruar patën mundësinë ti shohin për së afërmi pavijonet, pjesa e banueshme, sallat e vizitorëve, njësinë e inteligjencës, ambulanten ku trajtohen të burgosurit dhe njësinë e vlerësimit dhe klasifikimit.
Përfitues të kësaj vizite janë 31 gjyqtarë të sapoemëruar një prej tyre nga komuniteti boshnjak.
Postuar më: 23-05-2025