blog-post

Postuar më: 21-09-2026

Programi i Trajnimit në Institucionet jo gjyqësore - vizitë e Gjyqtarëve të sapo emëruar në Doganën e Kosovës

Më 21 shtator 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të programit të vizitave si pjesë e trajnimit fillestar për gjyqtarët e gjeneratës së XIV dhe XV është duke realizuar vizitën “Doganën e Kosovës”.

Gjyqtarët gjatë kësaj vizite janë informuar për së afërmi me punën dhe veprimtarinë e Doganës, historikun e zhvillimit të doganës, kompetencat e tyre, si dhe ndërlidhjen e punës së gjyqtarëve me doganën. Objekt i shqyrtimit gjatë trajnimit janë veprat penale doganore, fillimi i procedurës, veprimet hetimore nga policia, mbledhja e provave deri tek kallëzimi penal, veprat penale të krimit të organizuar, kontrabanda e mallrave, mashtrimi i konsumatorëve, dhënia dhe marrja e ryshfetit, keqpërdorimi i pozitës zyrtare.

Trajnimi është duke u zhvilluar në mënyrë interaktive mes pjesëmarrësve dhe trajnuesit të angazhuar nga Dogana, z. Ajet Sejdija dhe Liridon Buzhala.

Përfitues të kësaj vizite janë 19 gjyqtarë të sapoemëruar të gjeneratës së XIV dhe 18 të gjeneratës së XV prej tyre 2 prej tyre nga komuniteti serb.

  • gallery

Shpërndaje :