
Programi i Trajnimit në Institucionet jo gjyqësore, vizitë e gjyqtarëve të sapo emëruar në Gjykatën Kushtetuese
Më 20 qershor 2025, në kuadër të Programit në vizitat e institucioneve jo gjyqësore për gjyqtarët e sapo emëruar, Akademia e Drejtësisë ka realizuar vizitë në “Gjykatën Kushtetuese”.
Në fjalën hyrëse Kryetari i Gjykatës Kushtetuese z. Nexhmi Rexhepi fillimisht ju uroi mirëseardhjen gjyqtarëve të sapo emëruar duke e cilësuar të duhur qëllimin e kësaj vizite dhe njëherit e vlerësoi lartë bashkëpunimin me Akademinë e Drejtësisë.
Gjyqtarëve më gjerësisht ua shpalosi Juridiksionin dhe funksionin e Gjykatës Kushtetuese z. Dukagjin Abdyli, Zëvendës Këshilltari i Parë i Gjykatës. Po ashtu u diskutimin e temat dhe pyetjet të cilat kanë qenë në interes të gjyqtarëve, si: referimi incidental i rasteve nga gjykatat e rregullta, arsyetimi, si pjesë e të drejtës për një gjykim të rregull, kriteret për gjykim në kohë të arsyeshme dhe aktgjykimet e GJK si precedent për rastet tjera.
Trajnimi/vizita kishte qëllim për forcimin e kapaciteteve reciproke dhe shkëmbimin e përvojave më të mira, metodologjia ishte e formës interkative.
Përfitues të trajnimit ishin gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës XII
Postuar më: 20-06-2025