Programi i Trajnimit në Institucionet jo gjyqësore - vizitë e Gjyqtarëve të sapo emëruar në Institucionin e Avokatit i Popullit
Më 14 shtator 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të programit të vizitave si pjesë e trajnimit fillestar për gjyqtarët e gjeneratës së XIV dhe XV është duke realizuar vizitën “Institucionin e Avokatit të Popullit”.
Avokati i popullit z. Naim Qelaj e cilësoi të duhur qëllimin e kësaj vizite dhe njëherit e vlerësoi lartë bashkëpunimin me Akademinë e Drejtësisë, për të vazhduar më pas diskutimin lidhur me mandatin, rolin dhe kompetencat e këtij institucioni në sigurimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellët në fushën e drejtësisë.
Programi i vizitave ka për qëllim t’iu ofroj gjyqtarëve të sapoemëruar njohuri lidhur me procedurat e hetimit të ankesave në pretendimet e qytetarëve për shkelje të të drejtave të njeriut, e deri te përgatitja e rekomandimeve për rastet e tilla, Puna e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës dhe trajtimeve e ndëshkimeve tjera mizore, jonjerëzore dhe poshtëruese dhe pranimin dhe shqyrtimin e ankesave në dhe relacioni në mes Avokatit të popullit dhe gjyqësorit, dhe procedurat e pranimit të ankesave dhe shqyrtimi i tyre nëse ankesat, kërkesat apo njoftimet e pranuara janë brenda kompetencave dhe përgjegjësive të këtij Institucioni.
Përfitues të kësaj vizite janë 19 gjyqtarë të sapoemëruar të gjeneratës së XIV dhe 18 të gjeneratës së XV prej tyre 2 prej tyre nga komuniteti serb.

Postuar më: 14-09-2026