blog-post

Postuar më: 17-09-2026

Programi i Trajnimit në Institucionet jo gjyqësore - vizitë e Gjyqtarëve të sapo emëruar në Institucionin Gjykatën Kushtetuese

Më 17 shtator 2026, në kuadër të Programit në vizitat e institucioneve jo gjyqësore për gjyqtarët e gjeneratës së XIV dhe XV është realizuar vizitë në “Gjykatën Kushtetuese”.

Në fjalën hyrëse z. Nexhmi Krasniqi fillimisht ju uroi mirëseardhjen gjyqtarëve të sapo emëruar duke e cilësuar të duhur qëllimin e kësaj vizite dhe njëherit e vlerësoi lartë bashkëpunimin me Akademinë e Drejtësisë.

Gjatë vizitës para gjyqtarëve u shpalos Juridiksioni dhe funksioni i Gjykatës Kushtetuese, ndërsa, këshilltari Bardh Vokshi gjatë diskutimeve të zhvilluara trajtoj temat dhe pyetjet të cilat kanë qenë në interes të gjyqtarëve, si: referimi incidental i rasteve nga gjykatat e rregullta, arsyetimi, si pjesë e të drejtës për një gjykim të rregull, kriteret për gjykim në kohë të arsyeshme dhe aktgjykimet e GJK si precedent për rastet tjera.

Trajnimi/vizita kishte qëllim për forcimin e kapaciteteve, dhe shkëmbimin e përvojave më të mira.

Përfitues të kësaj vizite janë 19 gjyqtarë të sapoemëruar të gjeneratës së XIV dhe 18 të gjeneratës së XV 2 prej tyre nga komuniteti serb.

  • gallery

Shpërndaje :