Programi i Trajnimit në Institucionet jo gjyqësore - vizitë e Gjyqtarëve të sapo emëruar në Institucionin –Shërbimin Korrektues
Më 22 shtator 2026, në kuadër të Programit në vizitat e institucioneve jo gjyqësore për gjyqtarët e gjeneratës së XIV dhe XV është realizuar vizitë në “Burgun e sigurisë së Lartë”.
Gjyqtarët e sapo emëruar u pritën nga Drejtori z. Rasim Selmani i cili gjyqtarëve ju uroi mirëseardhje dhe e cilësoi të duhur qëllimin e kësaj vizite, e vlerësoi lartë bashkëpunimin me Akademinë e Drejtësisë për të vazhduar me mandatin, historikun dhe sfidat e këtij institucioni. Nga Drejtori dhe përfaqësues tjerë të këtij institucioni u shpalosën njohuri për gjyqtarët e sapoemëruar ku u njoftuan me punën që bëhet në burgun e sigurisë së lartë, si bëhet trajtimi i të burgosurve, kushtet që posedon si dhe zbatimi i procedurave. Gjyqtarët e sapo emëruar patën mundësinë ti shohin për së afërmi pavijonet, pjesa e banueshme, sallat e vizitorëve, njësinë e inteligjencës, ambulanten ku trajtohen të burgosurit dhe njësinë e vlerësimit dhe klasifikimit. Përfitues të kësaj vizite janë 19 gjyqtarë të sapoemëruar të gjeneratës së XIV dhe 18 të gjeneratës së XV 2 prej tyre nga komuniteti serb.

Postuar më: 22-09-2026