Programi i Trajnimit në Institucionet jo gjyqësore - vizitë e Gjyqtarëve të sapo emëruar në Institutin e Mjekësisë Ligjore
Më 17 shtator 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të programit të vizitave si pjesë e trajnimit fillestar për gjyqtarët e gjeneratës së XIV dhe XV është duke realizuar vizitën në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Gjyqtarët u pritën nga Drejtori i këtij Institucioni z. Agron Thaqi, i cili ju uroi gjyqtarëve mirëseardhje dhe njëherësh e falënderoi Akademinë për organizimin e aktivitetit. Po ashtu, përfaqësuesi i IML-së, doktor Musa Gashi, ndau informacione të rëndësishme sa i përket mjekësisë ligjore dhe rolit të saj në shërbim të organeve të drejtësisë. U shpalosën edhe njohuri lidhur me ekspertizën, objektet e investigimit dhe investigimi mjeko ligjor në shërbim të ligjit, metodat tekniko shkencore të investigimit, si dhe arsyetimi dhe gjykimi mjeko ligjor.
Po ashtu gjyqtarët patën mundësinë që nga afër të shohin laboratorin e toksikologjisë dhe sallat ku kryhet autopsia.
Përfitues të kësaj vizite janë 19 gjyqtarë të sapoemëruar të gjeneratës së XIV, dhe 18 të gjeneratës së XV përfshirë këtu 2 anëtarë të komunitetit Serb.

Postuar më: 17-09-2026