Programi i Trajnimit në Institucionet jo gjyqësore - vizitë e prokurorëve të sapo emëruar në burgun e sigurisë së lartë - Gjenerata XI
Më 19 nëntor 2025, në kuadër të trajnimit praktik me institucionet jo gjyqësore prokurorët e sapo emëruar të gjeneratës së njëmbëdhjetë, kanë realizuar vizitë në Shërbimin korrektues-Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.
Prokurorët e sapo emëruar u pritën nga Drejtori z. Rasim Selmani i cili prokurorëve ju uroi mirëseardhje dhe e cilësoi të duhur qëllimin e kësaj vizite, e vlerësoi lartë bashkëpunimin me Akademinë e Drejtësisë për të vazhduar me mandatin, historikun dhe sfidat e këtij institucioni.
Nga Drejtori dhe përfaqësues tjerë të këtij institucioni u shpalosën njohuri për prokurorët e sapoemëruar ku u njoftuan me punën që bëhet në burgun e sigurisë së lartë, si bëhet trajtimi i të burgosurve, kushtet që posedon si dhe zbatimi i procedurave.
Po ashtu prokurorët e sapo emëruar patën mundësinë ti shohin për së afërmi pavijonet, pjesa e banueshme, sallat e vizitorëve, njësinë e inteligjencës, ambulanten ku trajtohen të burgosurit dhe njësinë e vlerësimit dhe klasifikimit.
Përfitues të kësaj vizite ishin 24 prokurorë të shtetit të sapo emëruar.

Postuar më: 19-11-2025