
Provimi përfundimtar për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e dymbëdhjetë)
Më 25 dhe 26 shtator 2025, në kuadër të Programit për Trajnim Fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e XII), po zhvillohet provimi përfundimtar
Pas përfundimit të Trajnimit Fillestar sipas Rregullores për Trajnimin Fillestar, gjyqtarët e sapo emëruar po i nënshtrohen provimit nga modulet e trajtuara gjatë trajnimit.
Në ditën e parë është duke u zhvilluar provimi nga kurikulat: E drejta civile, Aftësitë dhe shkathtësitë profesionale dhe “Legjislacioni dhe shkathtësitë plotësuese” ndërsa ditën e dytë është duke u zhvilluar provimi nga kurikula: “Kodi Penal i Republikës së Kosovës”, “Kodi i Procedurës Penale” dhe “Rendi Juridik Kombëtar dhe Ndërkombëtar”.
Provimit përfundimtar i nënshtrohen: 31 gjyqtarë të sapoemëruar 2024/2025.
Postuar më: 26-09-2025