Provimi përfundimtar për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e katërmbëdhjetë)
Më 14 maj 2026, në kuadër të Programit të Trajnimeve Fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e XIV), po zhvillohet Provimi Përfundimtar.
Pas përfundimit të Trajnimit Fillestar sipas Rregullores për Trajnimin Fillestar, gjyqtarët e sapo emëruar po i nënshtrohen provimit nga modulet e trajtuara gjatë trajnimit të lëmis penale.
Provimi është duke u zhvilluar nga kurikulat:
- Kodi Penal i Republikës së Kosovës
- Kodi i Procedurës Penale” dhe,
- Rendi Juridik Kombëtar dhe Ndërkombëtar
Provimit përfundimtar i nënshtrohen: 19 gjyqtarë të sapoemëruar të gjeneratës së XIV - 2025/2026

Postuar më: 14-05-2026