blog-post

Postuar më: 14-05-2026

Provimi përfundimtar për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e trembëdhjetë)

Më 14 dhe 15 maj 2026, në kuadër të Programit të Trajnimeve Fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e XIII), po zhvillohet Provimi Përfundimtar.

Pas përfundimit të Trajnimit Fillestar sipas Rregullores për Trajnimin Fillestar, gjyqtarët e sapo emëruar po i nënshtrohen provimit nga modulet e trajtuara gjatë trajnimit.

Në ditën e parë është duke u zhvilluar provimi nga kurikulat:

  • Kodi Penal i Republikës së Kosovës
  • Kodi i Procedurës Penale dhe,
  • Rendi Juridik Kombëtar dhe Ndërkombëtar

Ndërsa dita e dytë do të vahzdoj me provimin nga kurikulat:

  • E drejta civile
  • Aftësitë dhe shkathtësitë profesionale
  • Legjislacioni dhe shkathtësitë plotësuese

Provimit përfundimtar i nënshtrohen: 21 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komunitetit serb, 2025/2026.

  • gallery
  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :