Provimi përfundimtar për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata e njëmbëdhjetë)
Më 18 dhe 19 shkurt 2026, në kuadër të Programit të Trajnimeve Fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata e XI), është realizuar provimi përfundimtar.
Pas përfundimit të Trajnimit Fillestar sipas Rregullores për Trajnimin Fillestar, prokurorët e sapo emëruar i janë nënshtruar provimit nga modulet e trajtuara gjatë trajnimit.
Në ditën e parë është duke u zhvilluar provimi nga kurikulat: Kodi Penal i Republikës së Kosovës, Aftësitë dhe shkathtësitë profesionale dhe “Rendi Juridik Ndërkombëtar” ndërsa ditën e dytë është duke u zhvilluar provimi nga kurikula: “Kodi i Procedurës Penale” dhe “Legjislacioni dhe shkathtësitë plotësuese”.
Provimit përfundimtar i janë nënshtruar: 24 prokuror të sapoemëruar 2025/2026.

Postuar më: 19-02-2026