Punëtori për hartimin e Programit për Trajnime të Vazhdueshme për vitin 2026
Akademia e Drejtësisë më 16-17 Shtator 2025 në bashkëpunim me INTEGRA, projekti “Promovimi i një qasjeje të bazuar në të Drejtat e Njeriut ndaj Drejtësisë Tranzicionale”, po realizon punëtorinë për Hartimin e Programit për Trajnime të Vazhdueshme për vitin 2026.
Kjo punëtori ka për qëllim përcaktimin e Programit Trajnues për Trajnime të Vazhdueshme për vitin 2026, në pajtim me nevojat trajnuese të gjyqtarëve, prokurorëve dhe profesionistëve tjerë ligjor si dhe kërkesave dhe prioriteteve tjera të sistemit gjyqësor dhe prokurorial.
Në punëtori po marrin pjesë: Anëtarët e Këshillit Programor, Gjyqtarë, Prokurorë, partner të Akademisë se Drejtësisë si dhe Zyrtarë nga Ministria e Drejtësisë.
Postuar më: 16-09-2025