blog-post

Postuar më: 14-09-2026

𝐏𝐮𝐧𝐞̈𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐇𝐚𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐏𝐫𝐨𝐠𝐫𝐚𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐓𝐫𝐚𝐣𝐧𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐕𝐚𝐳𝐡𝐝𝐮𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐕𝐢𝐭𝐢𝐧 𝟐𝟎𝟐𝟕

Akademia e Drejtësisë, më 14–15 shtator 2026, po realizon Punëtorinë për Hartimin e Programit të Trajnimeve të Vazhdueshme për vitin 2027. Punëtoria po realizohet me mbështetjen e Projektit të Bashkimit Evropian “EU4FAST WB – Mbështetja e BE-së për Forcimin e Luftës kundër Kontrabandimit dhe Trafikimit të Migrantëve”.

Qëllimi i kësaj punëtorie është hartimi i Programit të Trajnimeve të Vazhdueshme për vitin 2027, duke u bazuar në nevojat konkrete për ngritjen dhe zhvillimin profesional të gjyqtarëve, prokurorëve dhe profesionistëve të tjerë ligjorë, si dhe në prioritetet dhe kërkesat e sistemit gjyqësor dhe prokurorial.

Në hartimin e Programit të Trajnimeve të Vazhdueshme për vitin 2027 po marrin pjesë anëtarët e Këshillit Programor, Gjyqtarë,Prokurorë, përfaqësuesit e KPK-së dhe KGJK-së.

  • gallery

Shpërndaje :