blog-post

Postuar më: 22-07-2025

Punëtori për Vlerësimin e Nevojave Trajnuese për Programin për Trajnime të Vazhdueshme për vitin 2026

Sot në Akademinë e Drejtësisë po zhvillohet punëtoria për vlerësimin e nevojave për trajnime të vazhdueshme dhe për botime në çështje ligjore.

Qëllimi i punëtorisë është prezantimi i raportit të vlerësimit të nevojave trajnuese dhe botuese, si dhe përcaktimi i Programit trajnues për vitin 2026, në përputhje me prioritetet reale të sistemit gjyqësor dhe prokurorial.

Pjesëmarrës janë kryetarët e gjykatave, kryeprokurorët e prokurorive themelore të Kosovës, si dhe përfaqësues të projekteve të KE-së, OSBE-së, EULEX-it dhe partnerë të tjerë mbështetës të AD-së.

Kjo punëtori përfaqëson një hap konkret drejt forcimit të kapaciteteve profesionale në shërbim të një drejtësie efikase dhe të qasshme.

  • gallery
  • gallery
  • gallery
  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :